The Gospel, Albanian, p. 12

Ungjilli, shqiptare, f. 12

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

JEZUSI ËSHTË ZOT

Jezusi është Zot! Ai është përjetësisht i barabartë në cdo aspekt me Atin! Ai thjesht u bë njeri në mënyrë që të vdiste për mëkatet tona, por kurrë nuk pushoi së qëni Zot!

Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!”   Jezusi i tha:  “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!”      Gjoni 20:28-29

(Shiko gjithashtu Gjoni 1:1; 8:58-59; (Eksodi 3:13-14); Gjoni 10:30; 1 Timoteut 3:16; Titit 2:13; Kolosianët 2:2; Hebrenjve 1:8)

Ata që mohojnë natyrën hyjnore (hyjninë) të Jezusit do të marrin dënimin e përjetshëm. Jezusi tha:

Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote. Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja.         Gjoni 8:23-24

(shiko gjithashtu Gjoni 11:25-27; 20:31; Veprat 9:20;16:30-31; 1 Gjonit 5:13)

PSE ZOTI U BË NJERI?

Në faqen 5 ne mësuam se Zoti, duke qënë pafundësisht i shenjtë, edhe mëkati më i vogël është pafundësisht i papranueshëm për Të. Si rezultat një shlyerje e pamasë duhej bërë për mëkatet e çdo personi.  Ka dy mënyra me anë të të cilave mund të bëhet një shlyerje e pafundme:  Një person i kufizuar, të vuaj zemërimin e Zotit përjetësisht, ose një njeri i pakufizuar, të vuaj zemërimin e Zotit për një kohë të kufizuar.  Të dy këto rrugë, kërkojnë për një pagim, shlyerje të pafundme për mëkatin.

1. Njeriu, i cili është i kufizuar, i duhet të vuaj zemërimin e Zotit përjetësisht, në qoftë se ai duhet të paguante vetë për mëkatet e tij. Ja pse ferri është i përjetshëm.

2.    Jezus Krishti, Zoti i përjetshëm në trajtë njeriu, duhet të vuante zemërimin e Zotit për një sasi kohe të caktuar.  Meqë Ai është Zot, vuajtjet që duroi në kryq ishin një sakrificë me vlera të pafundme. Si pasojë, vdekja e Tij bëri te vlefshëm shlyerjen e pafundme, e nevojshme për t’u paguar për të gjithë mëkatet e njerëzve në të gjitha kohërat.

Një shlyerje e pafundme duhet bërë për mëkatet e çdo njeriu.  Zoti lejon çdo person të zgjedhë cilin plan shlyerje të dojë… Jezus Krishtin ose përjetësinë në ferr.

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit