The Gospel, Albanian, p. 17
Ungjilli, shqiptare, f. 17
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
Te luka 13:1-5 tregohet për një kullë në Jeruzalem që u shemb dhe vrau 18 veta. Mendjet Çifute kërkuan për një përgjigje për këtë tragjedi. Ata menduan se vetëm Zoti mund të dijë mendimet sekrete dhe veprat e një personi. Ndoshta, arsyetuan ata, 18 personat që mbi të cilët ra kulla e Siloamit, ishin 18 mëkatarët më të këqinj në të gjithë Jeruzalemin. Zoti mund t’i kishte mbledhur ata së bashku në vendin dhe kohën e caktuar për të zbatuar gjykimin e tij të drejtë. Megjithatë kjo do thoshte se vetëm mëkatarët më të këqinj e meritonin gjykimin e Zotit. Pjesa tjetër e Jeruzalemit (ata që nuk u vranë nga rënia e kullës) kishin bërë një jëtë shumë të mirë aq sa nuk ishin nën gjykimin e Zotit. Të besosh këtë lloj arsyetimi, është njëlloj si të besosh se shpëtimi fitohet me anë të veprave të ligjit. Jezusi i paralajmëroi atë që besonin në këtë mënyrë se ata do të përballonin ndëshkimin e përjetshëm. Ai i urdhëroi të pendohen, të braktisin të gjitha shpresat se mund të siguronin një të drejtë të qendronin përpara Zotit, falë veprave të ligjit, dhe të besonin vetëm te Zoti për shpëtimin e tyre.
Te Hebrenjtë 9:9-14 Bibla i quan “vepra të vdekura” gjërat e shenjta ose ritualet fetare me anë të të cilave njeriu përpiqet të shkoj te Zoti. Disa kapituj më përpara, Hebrenjve 6:1, i njëjti autor thotë se themeli i besimit të Krishterë është “ pendimi nga veprat e vdekura dhe besimi drejt Krishtit”. Domethënë, njerëzit duhet të ndalojnë së besuari në “vepra të vdekura” (ritualet fetare, gjerat e shenjta etj) perpara se ai të ushtrojë një besim të vërtetë në Zotin.
Urdhërimi Biblik është i qartë. Në qoftë se një njeri beson se feja e tij, do ta çoj atë në qiell, ai duhet të pendohet, (Mateu 3:7-9). Në qoftë se ai beson se, t’u bindesh urdhërimeve është e mjaftueshme për të të çuar në qiell, ai duhet të pendohet. (Luka 13:1-5). Edhe në qoftë se ai beson se duhet të bejë disa rituale fetare ose sakramente që të shpëtohet, ai duhet të pendohet dhe të mos besoj në asnjë nga ato gjëra (Hebrenjtë 6:1). Ashtu si ai burri në faqen 14, ai duhet të futë paratë e tij në xhep dhe të pranojë jetën e përjetshme si dhuratë.
Besimi në Jezusin nuk do të të shpëtojë në qoftë se, ndërsa beson se Krishti vdiq për ty, ti beson gjithashtu se duhet të pagëzohesh, të shkosh në kishë, ose t’u bindesh dhjetë urdherimeve do të ndihmojnë të shkosh në qiell. Ti nuk mund t’i shtosh Jezusit një listë të gjatë gjërash që duhet të bësh apo të jesh, që të shkosh në qiell. Ti duhet t’i refuzosh tërësisht të gjitha këto gjëra, duke qene se nuk kanë asnjë vlerë shpëtimi dhe të besosh vetëm në Jezus Krishtin.
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
Faqja e parë 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 Faqja e Fundit