The Gospel, Albanian, p. 27
Ungjilli, shqiptare, f. 27
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
RRETH BROSHURËS UNGJILLIT
Sot shumë mesazhe të “Ungjillit” mbushin valët e ajrit dhe predikohen në mbarë globin. Ato radhiten nga propozimet sentimentale duke inkurajuar shumë mëkatarë të “ftojnë Jezusin në zemrën e tyre” deri te qortimet friksuese që i kërkojnë jobesimtarit të pendohet për mëkatet e tij. Pa u habitur, si besimtari edhe jobesimtari janë lënë në një gjendje konfuzioni. Edhe kur ungjilli shpallet në mënyrë të rregullt dhe të saktë, dëgjuesi do ti filtrojë fjalët e ungjilltarit nga një ide e gabuar të cilën e ka dëgjuar më parë, kështu që dështon në dëgjimin e mesazhit shpëtues të Jezus Krishtit. Me këtë në mendje, Broshura e Krishterë, u shkrua jo vetëm të shpjegojë por edhe të ilustrojë ato koncepte thelbësore të besimit shpëtues siç është vdekja shpenguese e Mbretit tonë dhe doktrina e Hirit. Por u shkrua për të përmëndur dhe korrigjuar shumë nga mësimet fallso që kanë të bëjnë me Ungjillin e Krishterë. Për të qartësuar kaq shumë çështje të komplikuara teologjike në këtë broshurë që lexohet lehtë, për të cilën u deshën afërsisht pesë vjet për ta shkruar dhe redaktuar. Nuk njohim ndonjë broshurë në qarkullim, në ditët e sotme e cila prezanton Ungjillin në mënyrë kaq qartë dhe të saktë.
Është kënaqësia jonë të shohim Broshurën e Krishterë të arrijë masa të gjera. Asnjë privilegj nuk është pranuar nga autori. Organizata të krishtera që bëjnë kërkes u është dhuruar leja për ta përkthyer ose ta printojnë sipas mundësive. Me ndihmën e shumë kishave dhe organizatave të Krishtera, Broshura e Krishterë është përkthyer në shumë gjuhë të botës.
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
Faqja e parë 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 Faqja e Fundit