The Gospel, Albanian, p. 11

Ungjilli, shqiptare, f. 11

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

HAPI I TRETË: PËRMBUSHJA ( PAJTIMI)

VDEKJA E KRISHTIT PAGOI PLOTËSISHT PËR MËKATET TONA, DUKE PËRMBUSHUR ZEMËRIMIN DHE  DREJTËSINË E ZOTIT.

Meqënëse Jezusi vdiq në vendin tonë për mëkatet tona, drejtësia e Zotit u përmbush. Jezusi pagoi për të gjitha mëkatet e njerëzve, kështu që kushdo që zgjedh ta pranojë këtë shlyerje, nuk do të provojë kurrë zemërimin e përjetshëm të Zotit, që vjen mbi të gjitha mëkatet e njerëzve.

Por i pëlqeu Zotit( Atit ) ta rrihte dhe ta bënte të vuante.  Duke ofruar jetën e tij( Jezusit ) si flijim për mëkatin …  Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur.       Isaia 53:10-11

Kur Jezusi e mori uthullën, tha: “U krye!”  Dhe duke ulur kryet, dha frymën.      Gjoni 19:30

Fraza “u krye” ishte një shprehje e përdorur në Romë, në kohën e Jezusit, kur një borxh ishte shlyer plotësisht. ( kittel, vol VIII, pp.57,60) Kur Jezusi tha këtë me zë të lartë para se të vdiste, Ai po tregonte se kishte bërë një shlyerje të përsosur, të plotë dhe totale për mëkatin (shiko gjithashtu Kolosianët 2:13-14)

Albanian_Gospel_p_11_Scroll
KËSHTU, JEZUSI RRËZOI PENGESËN NDËRMJET ZOTIT DHE NJERIUT, DUKE PAGUAR PËR MËKATET TONA ME VDEKJEN E TIJ NË KRYQ.

Si mund të jetë vdekja e Jezusit kaq e vlefshme, sa që mund të paguajë jo vetëm për mëkatet e tua, por për mëkatet e të gjithë njerëzimit në cdo kohë?     Është sepse . . .

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit