The Gospel, Albanian, p. 21

Ungjilli, shqiptare, f. 21

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

I SIGURUAR PËRJETËSISHT

Në qoftë se bie prapë në mëkat nesër ose muajin tjetër, a është e mundur të humbësh dhuratën e jetës së përjetshme?

Bibla thotë:
Prej këtij vullneti, ne jemi shenjtëruar me anë të kushtimit të trupit të Jezu Krishtit, që u bë një herë për të gjithë. Dhe ndërsa çdo prift rri përdita në këmbë duke shërbyer dhe duke mblatuar shpesh herë të njëjtat flijime, që nuk mund të heqin kurrë mëkatet, ai, përkundrazi, pasi dha për gjithnjë [të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen] një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të djathtën e Perëndisë… Sepse, me një ofertë të vetme, ai i bëri të përsosur për gjithnjë ata që shenjtërohen. Hebrenjve 10:8-10, 12

Sipas Biblës, për ç’mëkatë pagoi Jezusi kur vdiq?

  ❏           Mëkatet e tua në të kaluarën?
❏           Mëkatet e tua në të kaluarë dhe në të tashmen?
❏           Të gjithë mëkatet e tua për gjithnjë: të shkuara, të tashme dhe të ardhme?

Sipas këtij vargu, sa herë jeni shenjtëruar ( u bëtë të shenjtë) nga vdekja e Jezus Krishtit?

 ❏     Një herë në javë?
❏     Një herë në muaj?
❏     Sa herë që rrëfen mëkatet e tua të fundit dhe kërkon falje?
 ❏     Një herë e përgjithmonë?

SIGURIA E PËRJETSHME: NJË PËRMBLEDHJE E
NEVOJSHME E VDEKJES SE ZOTIT TONË

Dikush nuk e humb dhuratën e jetës së përjetshme për shkak të mëkatit.  Kjo është arsyeja pse vdiq Krishti . . .   Të paguajë për mëkatet e tua! Për shkak se Ai vdiq për të gjitha mëkatet tona, njëherë e përgjithmonë (të shkuara, të tashme, dhe të ardhme).  Ai është në gjendje të shpallë ty jo fajtor njëherë e përgjithmonë, jo vetëm për mëkatet e tua të shkuara por edhe ato të tashme dhe ato të ardhme!  Të refuzosh të besosh këtë është njësoj sikur të refuzosh vetë Ungjillin.  ( rishiko faqet 7-11)

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit