The Gospel, Albanian, p. 24

Ungjilli, shqiptare, f. 24

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

FORCOHU NË BESIMIN TËND.

Në ditët e ardhshme Satani do të fillojë të të fyejë dhe do përpiqet të rrëzojë besimin tënd te Krishti. ( 1 Pjetrit 5:8; Efesianët 6:16 Mateë 13: 3-23).

Disa nga qëllimet e tij janë:

1.  të mbjellë fara dyshimi dhe dëshpërimi me qëllim që t’ju vjedhë gëzimin dhe sigurinë e jetës së përjetshme.

2.  të largojë nga udha e drejtë në mënyrë që të ndalojë së rrituri në njohuri dhe të vërtetë, dhe
3.  të ndalojë të ndash ungjillin me të tjerët. Këtu janë dsa këshilla se si mund t’i rezistojmë sulmeve të tij.

MBUROJA E BESIMIT: EFESIANËT 6:10-17

Albanian_Gospel_p_24_Satan

Forcohu në besimin tënd në mënyrë që mund tu bësh ballë shigjetave të zjarrta të të ligut.

1. Meqë Ungjilli është guri i qoshes së besimit të Krishterë, Satani do të fillojë menjëherë sulmin e tij duke u munduar të bëjë konfuz rreth vërtetësisë së Ungjillit. Për t’i rezistuar fyerjeve që do të përballeni, ju duhet të qëndroni të fortë në të vërtetën e Ungjillit.  Për të bërë këtë, vendos ta lexosh këtë libërth njëherë në ditë për gjatë gjithë muajit. Mos ndalo pas 10 ose 15 ditësh edhe pse mund ta kesh mësuar përmendësh atë! Dhe mbi të gjitha, mos lejo Satanin të të dekurajojë duke të thënë se “nuk ke kohë” apo se ke “gjera më të rëndësishme për të bërë”. Kjo është një gënjeshtër klasike e Satanit. Mos i beso. ( Mateu 13:1-9, 19-23: 8:21-22: Luka 10: 38-42; 12: 16-31, 16-20; Efesianëve 5:16).

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

 Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit