The Gospel, Albanian, p. 25

Ungjilli, shqiptare, f. 25

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

2.   Mos provo të fitosh siguri për marrdhënien tënde me Krishtin apo të rritesh në të vërtetën shpirtërore përmes “ ndjenjave enigmatike” ose “zërat e ulët” brenda kokës tënde. Ajo që “ndjejmë” në zemrat tona nuk është një guidë e besueshme siç janë të vërtetat matematike apo gjeografike. A do të udhëtoje me makinën tënde, në një vend që nuk e njeh, kur ka shume mjegull, pa një hartë thjesht duke u bazuar në “ndjenjat” e tua?  Sigurisht që jo! Por kështu mundohen të jetojnë jetët e tyre të  Krishtera shumë njerëz pa mend!

3.   Me qëllim që të rritemi në të vërtetën shpirtërore, Zoti na ka dhënë një burim të vërtetë që është i sigurt dhe i palëkundur.  Quhet Bibla. Përpiqu të lexosh Biblën tënde çdo ditë. Fillo me librin e Galatasve. Është mbrojtja e Ungjillit dhe e doktrinës së Hirit, nga shën Pali. Lexo një kapitull çdo ditë derisa të kesh lexuar të gjithë librin ( 6 kapituj ) pesë herë. Kjo do të të marrë një muaj kohë, në muajin tjetër lexoje të tërë librin në një ditë.  Në këtë mënyrë do të bëhesh i vendosur në disa baza të doktrinës së besimit të Krishterë, duke u pajisur me atë lloj themeli që është i nevojshëm për një rritje të shëndoshë.

Albanian_Gospel_p_25_Bible_Only

Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.          Romakëve 10:17

4. Kur të jeni të sigurt dhe të fortë, për të kuptuar Ungjillin, gjeni një kishë të mirë. Për të bërë këtë, pyet pastorin se si shkon dikush në qiell. Në qoftë se ai thotë se dikush shkon në qiell duke bërë një jetë të mirë, duke u bindur dhjetë urdherimeve, pagëzimit, rrëfimit, antarësimit në kishë, apo disa përgjigje të tjera të gabuara si këto, largohu edhe kerko për një kishë tjetër.  Në qoftë se pastori as që e njeh Ungjillin, dogma kryesore e besimit të Krishterë, atëherë ai as që njeh pjesën më elementare të Krishtërimit! Pse duhet të shkosh në një kishë ku pastori i saj as që e ka idenë si të shkojë në qiell? Gjej një kishë të mirë!

                         

Faqja e Mëparshme              Faqja Tjetër

 Faqja e parë     2     3     4     5     6     7     8     9     10     11     12     13     14     15     16     17     18     19     20     21     22     23     24     25     26     27      Faqja e Fundit