The Gospel, Albanian, p. 23
Ungjilli, shqiptare, f. 23
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
A DUHET TË VAZHDOJMË TË MËKATOJMË?
Edhe pse asnjë mëkat nuk mund të privojë një besimtar nga jeta e përjetshme e cila i është dhuruar falas njëherë e përgjithmonë,megjithatë mëkati ka pasoja të rënda në këtë jetë dhe në atë tjetrën që do të vijë.
Së pari, ka pasoja natyrale të mëkatit.
Një përson që pi me tepricë mund të vrasë veten ose ndonjë viktimë të pafajshmëme në një aksident automobilistik. Një tjetër që merret me imoralitet, mund të marrë AIDS (sida) dhe të vdesë. Të njohësh Jezusin si shpëtimtar do të shpëtojë dikë nga ferri, por nuk e shpëton atë nga pasojat natyrale i të jetuarit në mëkat. ( shih Galatasit 6:7-8: Jakobi 2:14-17)
Së dyti, mëkati ka edhe pasoja të përjetshme.
Të marrësh një biletë falas për një eveniment sportiv të garanton hyrjen në stadium, por jo një vend në radhën e parë. Ngjashmërisht me këtë, të marrësh dhuratën e jetës së përjetshme përmes besimit në Jezus Krishtin të garanton hyrjen në mbretërinë e përjetshme të Zotit, por kurrsesi një pozicion madhështor në këtë mbretëri! Pozicioni ynë në qiell dhe shpërblimet që bashkangjiten me këtë pozicion janë totalisht të varura në jetën e shenjtë dhe në vepra të Zotit që ne tregojmë dhe bëjmë në jetën e tanishme. (1Korintasve 3:11-17; 9:24-27; 2Korintasve 5:10-11). Ndërsa kënaqësitë e mëkatit në këtë jetë mund të duken ndonjëherë më të rëndësishme se disa shpresa të largëta apo shpërblime të mëvojshme në qiell, Shkrimet na mësojnë se ata që shkëbejnë ose e japin “trashëgiminë” e tyre ( shpërblimet e tyre në qiell ) për kënaqësitë e mëkatit, një ditë do të qajnë kur të shikojnë shpërblimet e pashprehura, të cilat i humbën kur ndoqën dëshirat e tyre mëkatare në këtë jetë. ( Hebrenjve 12:14-17; Luka 19:11-27; 2 Pjetrit 1:8-11; 1 Gjoni 2:28).
⇐ ⇒
Faqja e Mëparshme Faqja Tjetër
Faqja e parë 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 Faqja e Fundit